LAJMI I FUNDIT:

Jalen Blesa, sulmuesi që u kthye në yll te FC Prishtina – ai flet për jetën në kryeqytet, sukseset dhe të ardhmen

Jalen Blesa, sulmuesi që u kthye në yll te FC Prishtina – ai flet për jetën në kryeqytet, sukseset dhe të ardhmen

Jalen Blesa, ka një talent që flet përtej gjuhës dhe kufijve, duke ka bërë ndikim të menjëhershëm në futbollin kosovar me paraqitjet e tij për FC Prishtinën.

Në vitin e tij të parë me klubin më të madh në vend, Blesa ka shndërruar pritshmëritë në realitet, duke shënuar gola të rëndësishëm për sukseset e Prishtinës.


Në një intervistë me Telegrafin, Blesa ka hapur zemrën, duke folur për adaptimin dhe eksperiencën e tij në Prishtinë, qytetin që tashmë e quan shtëpi.

Ai ndan mendimet e tij për zgjedhjen si pjesë të formacionit më të mirë të Superligës dhe flet rreth miqësive që ka krijuar me bashkëlojtarët dhe njerëzit në qytet.

photo by: @Shpend Ahmeti

Për më tepër, Blesa zbulon pritjet për të ardhmen, i cili tashmë ka disa oferta dhe me paraqitjet e tij po lëviz me hapa të sigurt drejt një karrierë të pasur, pasi është vetëm  22 vjeçar.

Ai e ka vlerësuar lartë viti e tij të parë me Prishtinën, duke thënë se i gjithë suksesi ka ardhur pas një pune të madhe ekipore.

“Mendoj se viti ka ecur mirë për disa arsye. Së pari si skuadër kemi bërë maksimumin që të jemi konsistent edhe pse me disa lojtarë që mungonin nga lëndimet, por trajneri është shumë profesionist, kërkues dhe është shumë i mirë në fushën e tij. Nga pikëpamja personale, jam rritur që të jap gjithmonë më të mirën time dhe t’i trajtoj të gjithë me respekt dhe të jem profesionist në çdo kohë. Kjo do të thotë të stërvitem siç duhet edhe jashtë sezonit, të bëj atë që trajneri im më kërkon pa hezitim dhe t’i vendos vetes synime dhe të punoj drejt tyre. Unë ende mendoj se klubi do të arrijë më shumë këtë sezon dhe ne do të bëjmë më të mirën për të arritur në garat evropiane”, ka thënë fillimisht Blesa për Telegrafin.

Sulmuesi me nënshtetësi spanjolle dhe amerikane është zgjedhur në mesin e 11-të më të mirëve të vitit me votat e trajnerëve, gjë që thotë se e ka bërë krenar, por që nuk do të arrihej pa ndihmën e bashkëlojtarëve.

“Ndihem shumë krenar që jam përzgjedhur sepse do të thotë që e kam dëgjuar trajnerin dhe kam qenë profesionist gjatë gjithë sezonit. Shënimi i golave ​​është pjesa më e vështirë e lojës, por gjithashtu nuk mund të shënosh pa shokë të mirë të ekipit, kështu që do të thotë se të gjithë kemi bërë mirë”.

“Por përsëri po kthehem, të jem profesionisti më i mirë, që do të thotë kam studiuar mbrojtësit kundërshtarë dhe ka shikuar se si mund të përfitoj nga ajo. Pra, për shkak se kjo qasje profesionale më ka dhënë rezultate, unë do të vazhdoj ta bëj këtë për t’u siguruar që mund të jap më të mirën time në çdo ndeshje që luaj”, nënvizoi Blesa.

Edhe pse ka pasur oferta në këtë afat kalimtar për Blesan, nga klube si Sheriff Tiraspol dhe Oleksandriya, ai nuk preferon të flas për të ardhmen, pasi ka kontratë ende me Prishtinën.

“Nuk do të doja të flisja për vitin e ardhshëm sepse nuk mendoj se është profesionale dhe nuk do të doja të tregoja mos respekt për klubin tim. Ajo që është e vërtetë, kam kontratë me Prishtinën dhe e respektoj shumë klubin dhe trajnerin. Mendoj se minimumi që çdo tifozë, president apo trajner do t’i kërkonte çdo lojtari edhe nëse i kanë mbetur 2 vjet, 1 vit apo edhe 1 muaj kontratë është puna e madhe dhe përkushtim ndaj klubit. Këto janë vlerat e mia dhe kjo është ajo që jam”, deklaroi sulmuesi.

Tutje ai shtoi se i pëlqen shumë qyteti i Prishtinës, njerëzit dhe kultura, ndërsa ka vlerësim për ish futbollistin e njohur, Faton Zejnullahu, i cili tash e sa kohë punon në FC Prishtina.

“Më pëlqeu shumë qyteti dhe kultura – njerëzit këtu janë të këndshëm, mikpritës dhe miqësorë me mua. Për shembull, Fatoni (Zejnullahu) që punon në klub është një person i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë këdo në klub. Gjithmonë e kam vlerësuar çdo ndihmë që ai më ka dhënë mua apo edhe shokëve të mi”, deklaroi ai.

photo by: @Shpend Ahmeti

Në fund ai shtoi se ka raporte shumë të mira me të gjithë shokët e skuadrës, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

“Shkoj shumë mirë me të gjithë shokët e mi si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, përfundoi Blesa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori