LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga në New York prezanton gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë

Jahjaga në New York prezanton gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Debatin e Hapur për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nga New York-u, Jahjaga tha se është miratuar Rezoluta 2467.

E shoqëruar nga delegacioni në mesin e të cilëve ishte edhe një heroinë, përfaqësues të OJQ-ve që punojnë vazhdimisht për të mbijetuarat, si dhe përfaqësues të Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Jahjaga tha se ka prezantuar gjendjen e të mbijetuareve të grave të dhunuara në Kosovë.


“Përveç që prezantova gjendjen e tyre, prezantova edhe brengën dhe shqetësimin tonë, për moskyçjen e Kosovës edhe këtë vit në kuadër të OKB që përfshin të gjitha vendet”, th Jahjaga, për Klan Kosova.

“Në emër të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, dhe qytetarëve, kërkova që të përfshihemi në raportime të ardhshme sepse neve ende nuk kemi asnjë të dënuar”.

“E rëndësishme është se vet prezenca jonë dhe e Kosovës në kuadër të këtyre dy eventeve, të misionit gjerman, këtu në Kombet e Bashkuara, është mesazh në vete për përkrahjen e Kosovës dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale. Kosova ende nuk është anëtare në OKB dhe duke pasur parasysh këtë fakt, Kosova në mënyrë të vazhdueshme po mundohet të gjej alternativa në mënyrë që zëri jonë dhe i të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, t’ju dëgjohet. Kosova ka bërë një hap drejt këtyre proceseve dhe ne nuk do të kthehemi mbrapa”, tha Jahjaga.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori