Këshilltari i Kryeministrit i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, ka realizuar dje një vizitë zyrtare në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’u njoftuar mbi punën dhe angazhimin e këtij Instituti.
Gjatë vizitës dhe takimeve të realizuara është diskutuar në veçanti mbi angazhimin e ekspertëve mjekoligjor të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve të EULEX-it, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Sipas një njoftimi, ka qenë drejtori Arsim Gërxhaliu dhe antropologia mjekoligjore e EULEX-it, Tarja Formisto, në hollësi kanë prezantuar punën e deritanishme të ekspertëve mjekoligjor, duke vënë theksin në procesin e inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara që vazhdojnë të jenë nën kujdesin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe në rastet e proceduara në terren si rezultat i të gjeturave gjatë procesit të inventarizimit.
Po sipas njoftimit, mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur duke vlerësuar punën e deritanishme, shprehu përkrahjen e vazhdueshme të Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të gjitha institucionet kompetente të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, në përpjekjen e përbashkët që familjet dhe familjarët e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua edhe mbi sfidat me të cilat përballet në përgjithësi procesi i ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, e në veçanti procesi i trajtimit profesional të mbetjeve mortore të paidentifikuara, e që para se gjithash ndërlidhet me mungesën e informacioneve të besueshme, mungesën e mostrave të gjakut për një numër të rasteve dhe keq-identifikimet e mundshme.
Në adresim të këtyre sfidave, Mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, ka kërkuar nga ekspertët e EULEX-it dhe nga bashkësia ndërkombëtare që përmes mekanizmave kompetent institucional të shtohet trysnia ndaj institucioneve të Serbisë që të jenë më bashkëpunuese në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Po ashtu , është kërkuar nga IML që të përgatitet lista e familjarëve të personave të zhdukur, që janë duke refuzuar dhënien e mostrave të gjakut, duke vështirësuar kështu mundësitë e identifikimit te të afërmeve të tyre të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 – ’99 në Kosovë, si dhe dërgimin e propozimeve të ekspertëve mjekoligjor, sipas afateve të caktuara gjatë takimit të përbashkët konsultativ të mbajtur gjatë javës së kaluar, në mënyrë të veçantë propozimet mbi mundësinë e identifikimit të mbetjeve mortore çështje kjo që do të vazhdojë të trajtohet me prioritet të veçantë në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit