LAJMI I FUNDIT:

Jaguar blen koleksionin më të madh në Britani (Video)

Jaguar blen koleksionin më të madh në Britani (Video)

Para 27 vitesh, James Hull filloi biznesin e tij dentar në një qytet të vogël të Uellsit. Sot perandoria e tij dentare mbretëron në 50 vende në të gjithë Britaninë e Madhe. Hull gjatë një viti fiton mesatarisht shtatë milionë funte, ndërsa vlera totale e biznesit të tij është 90 milionë funte. Kjo pasuri nuk është asgjë në krahasim me koleksion e tij prej 543 veturave nga më të ndryshmet, më të pazakontat dhe më të rrallat. Koleksion i cili është me i madhi në Britaninë e Madhe.

Brenda këtij koleksioni mund të gjeni një Jaguar 1966 420G të prodhuar për Sir William Lyons, i përdorur për shërbimet e zyrës së tij. Ka makina të punuara me porosi të Mike Hailwood, Winston Churchill, Sir Elton John e shumë të tjerë.


Hull, posedon një Morris Minor Series II të konvertueshëm, që ishe makina e parë e këtij zotërie e blerë para 35 vitesh, pastaj një Jaguar Mark II 3.8 që ishte makina më shpejtë në rrugë gjatë kohës së saj, një tjetër nga më të rrallat është një Mille Miglia, një Citroen DSS e shumë të tjera.

Gjatë 35 viteve James Hull ka shitur vetëm pesë vetura.

Jaguar është marka e tij më e pëlqyer pasi që nga 543 vetura, 130 janë Jaguar. C-Types, D-Types, XK120s, SS100s, XKSS por jo version McQueen, ndërsa Jaguari më i vjetër në këtë garazh është 1922 Swallow Sidecar, dhe më i riu XKR-S.

Humbjen më të madhe e pësoi në vitin 2006, kur në garazh arritën të futeshin një grup njerëzish që ia dëmtuan 60 vetura duke i goditur njërën me tjetrën. Në atë kohë Hull tha: “Unë kam kaluar plotë 30 vite dukë ndërtuar këtë koleksion dhe ai u shkatërrua për dy orë”.

Por siç duket ky koleksion do të marrë fund për Hullin, pasi që prodhuesi Jaguar disa herë ka tentuar ta marrë në dorë këtë pjesë të parajsës së Jaguarit dhe më në fund ia doli. James Hull deklaroi se qëllimi i tij nuk ishte që të marrë çmimin më të lartë, por ta lë këtë koleksion në duar të sigurta dhe e di se Jaguar është kujdestari më i mirë i tij.