Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, e ka quajtur deklaratën e fundit të shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq si provokuese dhe hedhje të pluhurit në sytë e serbëve dhe qytetarëve me nënshtetësi serbe dhe që jetojnë në Kosovë, dhe përveç kësaj kanë pasaporta të Serbisë, por nuk kanë të njëjtën mundësi që të udhëtojnë pa viza.
“Gënjeshtrat tuaja, Djuric dhe gënjeshtrat e Hashim Thaçit, për ne serbët në Kosovë janë pjesë e të njëjtës gënjeshtër, gjithnjë derisa një pasaportë e tillë nuk ua mundëson të njëjtat serbëve. Serbët e Kosovës dhe as Serbia nuk mbrohen zoti Gjuriq përmes konferencave për media nga Beogradi, por në radhë të parë, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin e Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.
“Partia Serbe e Kosovës ju fton ju dhe demagogët si ju, për të pajisur edhe serbët e Kosovës me pasaporta të tilla pa viza, në mënyrë që të kemi edhe atë që mund t’i japim partnerëve tuaj të koalicionit Hasim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
Për më tepër Jabllanoviqia ia bënë me dije Gjuriq se serbët e Kosovës tashmë kanë kuptuar gënjeshtrat e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën në emër të Qeverisë së Serbisë, e cila siç shprehet ai, është politika e kërcënimeve, shantazhet, shkarkimet dhe rrahja e kundërshtarëve politikë dhe gënjimit të serbëve të Kosovës.
Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, duke thënë se nuk i duhen “dokumente të rreme të udhëtimit, pasi ka pasaportën e Serbisë dhe mund të udhëtojë pa viza në 119 shtete”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese
Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Portalin Telegrafi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre