Edhe pse i ati e la shumë të vogël, djali i Florit duket se nuk ia ka harruar pamjen reperit të ndjerë.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale nga Ermal Mamaqi, duket gruaja dhe djali i Florit, të cilët qëndrojnë para fotografisë së muzicientit.


Fotografia tregon një moment shumë emocionues, me djalin e Florit që tenton ta prekë “babain” e tij, transmeton Telegrafi.

“Na mungon… miku im…”, ka qenë komenti i Ermalit, i cili është zotuar se do të kujdeset për familjen e mikut të tij të ndjerë.

Kujtojmë se Dr Flori vdiq më 17 nëntor, si rezultat i mbidozimit me kokainë. /Telegrafi/