Biznesmeni Ardit Kraja edhe një herë tjetër nuk ka nguruar që të shpërblejë lojtarët për këtë fitore mjaft të rëndësishme.

Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në stadium, ai sapo ka mësuar rezultatin final të takimit, ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka bërë me dije premion, e cila është shpërndarë menjëherë në dhomat e zhveshjes, madje lojtarët nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe foto gjatë momentit të shpërndarjes së parave.


Kjo është hera e tretë që Kraja akordin premion për futbollistët shkodranë.
 

telegrafi sport app