Ja shorti i ri i ETC Superligës

Drejtuesit e Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK) kanë hedhur sërish shortin e orarit të garave në ETC Superligë për edicionin 2014/15.
Bordi i FBK-së ditë më parë përjashtoi dy skuadra nga elita apo ETC Superliga, Besën e Pejës dhe Dritën e Gjilanit, si dhe hodhi shortin e garave për edicionin 2014/15 me gjashtë ekipe.
Pas mbledhjes së bordit të FBK-së dhe trysnisë, e cila besohet se është edhe politike, Besës e Dritës u është dhënë afati shtesë, pejanët kanë përfunduar dokumentacionin, ndërsa qyteti gjilanas humbi përfaqësuesin në elitë.
Kjo nuk ka mjaftuar, ndërsa është kërkuar skuadra e tetë, e cila nëpërmjet “ëild card”-it të shpikur e komplikuar nga drejtuesit e FBK-së është gjetur dhe ajo është Golden Eagle Ylli nga Suhareka.
Kompletimi i elitës me tetë ekipe ka nënkuptuar edhe shortin e ri, i cili është hedhur të dielën në zyrat e FBK-së në Prishtinë.
Kampioni Sigal Prishtina fillon mbrojtjen e titullin në Gjakovë te Vëllaznimi, kurse nënkampioni, Peja është nikoqire e rivalit lokal, Besës. /Sporti1/Telegrafi/
ETC Superliga / Java 1
Kastrioti - Trepça
Vëllaznimi - Sigal Prishtina
Peja - Besa
Golden Eagle Ylli - Bashkimi



















































