LAJMI I FUNDIT:

Ja se ku kanë fluturuar më së shumti qytetarët e Maqedonisë

Ja se ku kanë fluturuar më së shumti qytetarët e Maqedonisë

Të dhënat më të reja për muajin janar dhe shkurt të vitit 2016 thonë se qytetarët e Maqedonisë kanë fluturuar më së shumti drejt Cirihut, Stambollit dhe Malmos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i personave qe kanë përdorur transportin ajror është rritur për 27.9%, në krahasim me vitin e kaluar, ndërkaq me numra, gjithsej kanë fluturuar 219378 persona, nga të cilët 211696 kanë fluturuar nga aeroporti ”Alensandri i Madh” në Shkup, kurse nga aeroporti ”Shën Apostol Pavle” në Ohër, kanë fluturuar 7682 persona.


Ndër vendet tjera ku është fluturuar më së shumti janë edhe Bazeli, Londra dhe Viena./Telegrafi/