LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e paraqitur nga liderët e partive parlamentare në Maqedoni (Video)

Kjo është pasuria e paraqitur nga liderët e partive parlamentare në Maqedoni (Video)

Sipas të dhënave më të reja të cilat i ka përpunuar Komisioni për anti-korrupsion nga listat e pronësisë të deputetëve të rinj, më i pasuri është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, edhe pse pronësia e tij që ka paraqitur është në emër të prindërve të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa ai që ka paraqitur më pak pasuri të patundshme është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga deputetët tjerë më shumë pronësi ka paraqitur deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vasil Pishev, ndërsa më pak Amdi Bajram.


Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nuk ka paraqitur pasuri të patundshe, vetëm para kesh dhe foto artistike./Telegrafi/