Ja reagimi i Serbisë pas pranimit të Kosovës në EHF

Federata e hendbollit e Serbisë për opinionin e këtij vendi ka lëshuar një reagim në lidhje me pranimin me të drejta të plota të Federatës së hendbollit të Kosovës në Federatën evropiane të këtij sporti.
“Përkundër angazhimeve dhe argumenteve të Federatës së Hendbollit të Serbisë, shtetet anëtare të Unionit Evropian që kanë shumicën në Federatën e Hendbollit të Kosovës kanë qenë të vendosura në qëndrimin e tyre se Kosova duhet të marr statusin e anëtarit të plotë të EHF-së, me këtë edhe të paraqitet në të gjithë ndeshjet zyrtare”, është thënë në reagimin e federatës serbe të hendbollit.
“Argumenti kryesor ka qenë se i gjithë ky proces po zgjat shumë dhe se me marrëveshjen e Brukselit, Serbia obligohet të mos bllokojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Për hapat e ardhshëm në lidhje me këtë vendim, dhe në lidhje me paraqitjet e reprezentacionit të Kosovës, Federata e hendbollit të Serbisë sikur deri më tani do të punojë në bazë të qëndrimeve të organeve shtetërore të qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Ministrive të saj”, thuhet në reagimin e serbëve. /Telegrafi/




















































