LAJMI I FUNDIT:

Ja propozimet e Vanhoutte për daljen nga kriza politike në Maqedoni (Facebook)

Ja propozimet e Vanhoutte për daljen nga kriza politike në Maqedoni (Facebook)

Ish-ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte ka propozuar disa pika për të zgjidhur krizën e tanishme politike në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se çfarëdo zgjidhje fillon me vullnetin politik për ta zgjidhur krizën, pasi që situata nuk ka nevojë për teatër tjetër, dhe se kriza nuk zgjidhet me debate të pafunda parlamentare dhe anulimin e asaj çfarë ka mbetur nga Marrëveshja e Përzhinos.


Prandaj, Vanhoutte propozon:

1. Ndal interpretimit të Ligjit dhe të Kushtetutës.
2. Ndal amendimit të legjislativit, duke u shtirur se po zgjidhen problemet e tanishme.
3. Si përgjegjëse kryesore e situatës së tanishme, qeveria duhet të dorëhiqet.
4. Për një periudhë të përkohshme, një qeveri ekspertëshduhet të emërohet, me qëllimin e vetëm, rikthimin e demokracisë.

Në ndërkohë, Vanhoutte deklaron se të gjith politikanët, zyrtarët publik, duhet hapur të pranojnë përgjegjësinë për çfarëdo krimi të bërë dhe të pajtohen me:

1. Tërheqjen e të gjitha faljeve nga ana e kryetarit.
2. Lejimin e Prokurores Speciale që të vazhdojë me punën e saj, pa ndonjë vonesë dhe pengesë.
3. Sigurimin e çdo mbështetje të nevojshme nga Gjykata, për të siguruar se çdo i paditur të ballafaqohet me drejtësinë sa më shpejtë që mundet./Telegrafi/