LAJMI I FUNDIT:

Ja porosia e Vanhoutte për Maqedoninë

Ja porosia e Vanhoutte për Maqedoninë

Pas një morie cicërimash në rrjetin social Twitter, ku satirizoi mjaft shumë me situatën politike të tanishme në Maqedoni, ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, i kushton një mendim më të gjërë situatës së krijuar, pas publikimit të bisedave private të personave publik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mendimin e tij, Vanhoutte thotë se informacionet private nuk duhet që të bëhen publike, pasi që përdoren për ngacmim dhe shkantazhim të personit të përgjuar. Më tej, ai i qaset edhe përgjegjësisë në demokraci të cilën duhet t’ua kërkojmë atyre që janë të përfshirë në përgjime.


Vanhoutte nuk e lë anash as Kuvendin, duke theksuar s së shpejti qytetarët do të duhet të zgjedhin një të ri, por ai pyet nëse qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Nga pyetjet që shtron, lë të kuptohet se për të, Kuvendi i Maqedonisë është jofunksional, pa standarde demokratike, me deputetë që nuk u shërbejnë qytetarëve, por interesit të tyre dhe të partisë, pozita e shkel opozitën, dhe se ligjet votohen me procedurë të përshpejtuar, pa respektuar diskutimin e duhur demokratik dhe procesin e vendimmarrjes.

Prandaj, Vanhoutte kërkon që të punohet në rindërtimin e demokracisë dhe Kuvendit të duhur, nëse Maqedonia ende ka dëshirë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, pasi që vetëm kështu njerëzit do ta dijnë përse kanë votuar dhe për kë kanë votuar./Telegrafi/