Ja porosia e Gjorge Ivanovit për festën e Ilindenit

Në fjalimin e mbajtur në Pelincë, me rastin e festës kombëtare të Ilindenit, kryetari Ivanov ka bërë thirrje për pajtim kombëtarë, flijim të interesave personale për ato shtetërore, për bashkim për ardhmërinë e fëmijëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto porosi ai i dërgoi deri te partitë politike, bashkësia ndërkombëtare, mediat dhe shoqëria civile, duke shtuar se kriza e migrantëve dhe refugjatëve është një nga sfidat më të mëdhaja me të cilat ballafaqohet Maqedonia në 25 vitet e pavarësisë së saj.
Ivanov e ka përshëndetur marrëveshjen politike dhe ka theksuar se radhën e ka pjesa më e vështirë e saj, pra zbatimi dhe realizimi i plotë i saj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































