LAJMI I FUNDIT:

BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë

BE-ja mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë

Bashkimi Evropian mirëpret propozimin për një marrëveshje armëpushimi dhe rinisjen e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së inteligjencës nga SHBA për Ukrainën, thanë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Trump thotë se do ta ftojë sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Sot ose nesër do të flasim edhe me rusët për armëpushimin
Lexo po ashtu Trump thotë se do ta ftojë sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Sot ose nesër do të flasim edhe me rusët për armëpushimin

Dyshja shtuan se BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj në negociatat e ardhshme për paqen.


“Tani topi është në fushën e Rusisë”, theksuan zyrtarët evropianë.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Sir Keir Starmer lavdëroi “përparimin e jashtëzakonshëm” midis Kievit dhe Uashingtonit, “tani të gjithë duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur”.

Edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, reagoi duke deklaruar se “duket se amerikanët dhe ukrainasit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt paqes. Dhe Evropa është e gatshme të ndihmojë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, shkruan skynews.

Kështu kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimin e tyre në Jedda, Arabinë Saudite.

Pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Zelensky: Amerikanët u pajtuan me propozimet tona
Lexo po ashtu Pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Zelensky: Amerikanët u pajtuan me propozimet tona

Kievi gjithashtu “shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

Palët janë takuar për më shumë se tetë orë të martën në qytetin port të Arabisë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori