LAJMI I FUNDIT:

Ja kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan

Ja kush ishte objektivi i atentatit në Elbasan

Ngjarja e sotme që tronditi Elbasanit, dyshohet si një atentat i mirëmenduar. Policia ka ndërtuar skemën e lëvizjes së autorëve ndaj shënjestrës. Sipas hetimeve paraprake, makina tip Golf ku udhëtonte, Bledar Muca dhe Florenc Çapja, është ndjekur nga një motorr. Në momentin e atentatit një makine tjetër i ka prerë rrugën Golfit duke e detyruar të ulë shpejtësinë, ndërsa makina tjetër i ka shkuar paralel dhe ka hapur zjarr.

Objektivi i atentatit që tronditi Elbasanit ditën e sotme dyshohet se ishte Bledar Muça, një person i njohur për policinë.


Burime nga grupi i hetimit thonë se autorët e kanë ndjekur sërish Muçën, edhe kur ishte në ambulancë me qëllim për ta eliminuar.

Kjo ngre dyshime të forta se objektivi ka qenë ai. Autorët më pas janë larguar duke hedhur edhe armën e krimit, e cila është sekuestruar nga policia.

Atentatorët qëlluan ndaj makinës “Volkswagen”, e cila drejtohej nga Muça.

Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, e ndodhur me 30 dhjetor të vitit 2012.

Ai ishte në Londër dhe iu drejtua mediave dhe policisë me një letër të gjatë për alibinë e tij.

Ai madje premtoi se do kthehej të provonte pafajësinë. Në 2013 Muça u kthye me alibinë se nuk ndodhej në Shqipëri kur ndodhi vrasja. Policia më pas i hodhi poshtë akuzat ndaj tij.

Po kështu, Bledar Muça ishte ndër të plagosurit e Masakrës së Elbasanit, që iu bë fisit Çapja, ku tre prej tyre humbën jetëm.