Ja kush është golashënuesi në top-formë i Superligës!

“Jam 27 vjeçar nga Komuna e Klinës. Jam i lindur dhe i rritur në fshatin Zllakuqan”, tregon Milicaj fillimisht për gazetën Arena. Sfidë e madhe e fëmijërisë së tij ishte pikërisht ‘mposhtja’ e familjes, e cila nuk dëshironte që ai të luajë futboll. Prindi i tij bënte çmos që Marku ta lë futbollin dhe t’i përkushtohej shkollës, por badihava.
“Kushtet në familje nuk i kemi pasur të këqija. Unë nuk kam punuar gati kurrë, pasi që familja dëshironte që unë të shkollohesha. Prindi nuk më ka përkrahur kurrë për futboll. Dëshironte që unë të largohem nga kjo lojë, por nuk ia doli, sepse dashuria ime për futbollin ishte më e madhe se gjithçka”, kujton Milicaj, prindi i të cilit tani kur e sheh djalin në krye të listës së golashënuesve të Superligës, sigurisht i ka rënë pishman.. /Telegrafi/



















































