Ai fillimisht bëri vrapimet e gjata (20 herë nga 150 metra) dhe pastaj ato të shkurtra (gjashtë herë nga 40 metra). Ai i kaloi me sukses të gjitha sikurse edhe kolegët e tij, shqiptarë, shkruan sot Koha Ditore.

Markovic 23-vjeçar, është arbitri i vetëm serb apo i ndonjë nacionaliteti tjetër që ndan drejtësinë në futbollin e Kosovës. Ky është edicioni i dytë që Markovic është arbitër kryesor në ndeshjet e Ligës së Parë.


"Mundohem ta mbaj formën duke vrapuar çdo ditë për shkak se duhet të jem i përgatitur", thotë Markovic, pasi përfundoi vrapimet e gjata në Kastriot.

Ai është i lindur në Pejë, kurse ka jetuar në Deçan deri para dy vjetëve kur edhe është transferuar në Mitrovicë për shkak të regjistrimit në Fakultet. Markovic thotë se futbollit të Kosovës i është bashkuar në momentin kur është përjashtuar nga Federata e Futbollit e Serbisë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app