LAJMI I FUNDIT:

Ja kur do të fillojnë negociatat De Biasi – Kombëtarja e Italisë

Ja kur do të fillojnë negociatat De Biasi – Kombëtarja e Italisë

Drejtues të Federatës Italiane të Futbollit kanë kontaktuar drejtpërdrejt me trajnerin Gianni De Biasi për një post të mundshëm të tij në bankinën italiane.

Lajmi konfirmohet nga portali i njohur “Calciomercato.it”, përcjellin mediat shqiptare, që citon burime nga federata.


“Në ceremoninë e 7 marsit kur De Biasit iu dorëzua çmimi i ‘Pankinës së Artë’, zyrtarët e federatës patën mundësinë të flisnin me trajnerin. Një takim i parë mes palëve dhe asgjë konkrete, por nevoja për të kuptuar nëse ka vend për negociata”, shkruan portali italian.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi, përmendet në artikull si njëri prej kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e bankinës italiane. Edhe pse media të tjera italiane e kanë përmendur De Biasin si njërin prej kandidatëve të mundshëm, “calciomercato.it”, flet për herë të parë për bisedime të këtij lloji.

Më herët, pas paralajmërimit se Konte do të lerë postin e trajnerit të Italisë për të drejtuar skuadrën e Chelseat në Premier Ligë, shumë emra të njohur dolën në skenë.

Mes tyre ishin edhe emrat e Capellos, Ranierit, e Mancinit, por këta të fundit u tërhoqën, ose e bënë të qartë se kanë angazhime të tjera.

Lista u ngushtua shumë dhe ndër emrat që fliten ende (përveç De Biasit), janë: Roberto Donadoni, Francesco Guidolin dhe Gigi Di Biagio.

Në trend Sport

Më shumë
Spanja publikon listën preliminare për Euro 2024 – mbetet jashtë ylli i Real Madridit

Spanja publikon listën preliminare për Euro 2024 – mbetet jashtë ylli i Real Madridit

Përfaqësueset
Trajneri i Sevillës tallet keq me Barçën: Problemi i tyre nuk është Xavi, por Real Madridi

Trajneri i Sevillës tallet keq me Barçën: Problemi i tyre nuk është Xavi, por Real Madridi

La Liga
Duka: Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, kjo i shërben edhe njohjes së Kosovës

Duka: Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, kjo i shërben edhe njohjes së Kosovës

Ndërkombëtare
Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

Lojtari që Flick “ëndërron” ta ketë tek Barcelona i ka refuzuar ata shkaku i pagës së vogël

La Liga
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Guardiola tashmë u ka treguar lojtarëve se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt

Guardiola tashmë u ka treguar lojtarëve se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt

Premier League
Kalo në kategori