Kosova dhe 16 shtete të tjera joantëare të Bashkimit Evropian janë ftuar që të marrin pjesë në takimin e parë të forumit të ri evropian, Bashkësisë Politike Evropiane, që do të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë, tha një zyrtar i BE-së.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Litenshtajni, Moldavia, Norvegjia dhe Zvicra janë ftuar, tha ky zyrtar, duke shtuar se ftesë u është dërguar edhe Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe Ukrainës.
Ftesat për 27 shtetet anëtare të BE-së për takimin në Pragë do të dërgohen më vonë, shtoi zyrtari i BE-së.
Ky takim do të mbahet para një samiti joformal të liderëve të bllokut evropian. Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë për sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, por edhe për situatën aktuale ekonomike, megjithatë deri më tani nuk është paraparë që në fund të takimit të ketë një deklaratë të përbashkët, tha zyrtari i bllokut, transmeton REL.
Idenë për krijimin e Bashkësisë Politike Evropiane e ka paraqitur në maj presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Siç ka thënë ai, ky forum ka për qëllim të lehtësojë shkëmbimet midis shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut, përfshirë edhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Macron ka thënë se shpreson që ky forum të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët e BE-së në Evropën duke iu referuar Ukrainës, e cila më herët gjatë këtij viti mori statusin e vendit kandidat.
Megjithatë, edhe Franca, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka mbështetur Bashkësinë Politike Evropiane, kanë thënë se ky forum nuk duhet të jetë alternativë e zgjerimit të BE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë