LAJMI I FUNDIT:

Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Foto: Arkiv

Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të ulen në Maqedoni, nga mesnata e sontme. Kështu ka vendosur Komisioni rregullator energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet do të ulen për 3 denarë/litër, pra EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 60 denarë/litër, EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 62 denarë, EURODIESEL do të kushtojë 47 denarë/litër dhe Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 35.5 denarë/litër.


Do të ulet edhe çmimi i mazutit, pra do të kushtojë 21.947 denar/kilogram./Telegrafi/