LAJMI I FUNDIT:

Ja çmimet e biletave për filmat që do të shfaqen në 6 sallat e Cineplexx Kosova

Ja çmimet e biletave për filmat që do të shfaqen në 6 sallat e Cineplexx Kosova

Cineplexx pritet të hapet të mërkurën më 30 nëntor në Albi Mall, drejtuesit e saj i kanë bërë të ditur edhe çmimet e biletave për filmat që do të shfaqën në teknologjinë më të lartë.

Për çmimet e biletave të filmave të cilët do të shfaqen në 6 salla, Cineplexx ofron disa mundësi varësisht nga ditët në të cilën do të shfaqen filmat, shkruan Telegrafi.

Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë
Lexo po ashtu Cineplexx, kinemaja e parë me 6 salla në Kosovë

Çmimet e biletave:

Filmat në teknologji digjitale (2D):

Çmimet gjatë ditëve të punës – 3.60 euro
Çmimet gjatë vikendit dhe festave – 3.90 euro
Çmimet për studentë (hëne, mërkure, enjte) – 2.90 euro
Çmimet për grupe (mbi 20 persona) – 2.60 euro

Filmat në RealD 3D:

Çmimet gjatë ditëve të punës – 4.70 euro
Çmimet gjatë vikendit dhe festave – 5.00 euro
Çmimet për studentë (hëne, mërkure, enjte) – 4.00 euro
Çmimet për grupe (mbi 20 persona) – 3.70 euro
Çmimet mund të rriten për 0.20 euro – 0.50 euro për filmat mbi 120 min.

Po ashtu së shpejti, drejtuesit e Cineplexx do të njoftojnë edhe për çmimet e kartës së Klubit të Filmit Familjar, ku fëmijët dhe prindërit do të përfitojnë çmime shumë të volitshme për filma, kokoshka FALAS, si dhe mundësi për të festuar ditëlindjet në kinema. /Telegrafi/


Artikull i sponzorizuar