LAJMI I FUNDIT:

Ja cilat zona do të mbesin pa ujë 24 orë në Prishtinë

Ja cilat zona do të mbesin pa ujë 24 orë në Prishtinë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se duke filluar nga dita e diel, 15 maj (ora 07:00) e deri ditën e hënë 16 maj (ora 07:00), do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në një komunikatë për media, nga Ujësjellësi “Prishtina” ka bërë të ditur se reduktime të kohë pas kohshme brenda atyre 24 orëve janë edhe lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.


“Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, dhe nëse është e pamundur, atëherë edhe aty do të ketë reduktime. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e linjave fi 1200 dhe fi 600 te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/