Flori edhe një herë ka treguar se hiti i tij i fundit “Nallane” është një këngë dedikuar armiqve të tij.

Këngëtari dhe producenti nga Shqipëria lansoi këngën e fundit disa javë më parë, të cilën e shoqëroi me një klip të thjeshtë, duke i dhënë një fokus më të madh tekstit dhe këngës.


Në mesin e vargjeve ai në një formë shan edhe rivalët dhe dashakeqësit e tij, duke u thënë “ta du mamin”.

Edhe në një video të fundit ai e ka konfirmuar se kënga është për personat “e kanë inat” atë. Flori ka zgjedhur sekuenca nga videot e fansave me fjalët “futja vetes tënde”.

“Për të gjithë ata që na kanë inat… kaq kisha”, ka shkruar ai sipër videos së postuar. /Telegrafi/