LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë moti do të kemi gjatë vikendit

Ja çfarë moti do të kemi gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.


Në një njoftim për media nga IHMK bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

“Gjatë natës së dielës në pjesën veriore të vendit pritet të vijnë reshjet e shiut të cilat do të vazhdojnë gjatë tri ditëve të para të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga njoftimi bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta derisa minimalet do t’i ruajnë këto vlera të ditëve të fundit.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në fund të njoftimit.