LAJMI I FUNDIT:

J-deite RIDE – Robovetura e pare që transformohet me njerëz në të (VIDEO)

J-deite RIDE – Robovetura e pare që transformohet me njerëz në të (VIDEO)

Robotët që transformohen në jetën reale nuk janë asgjë e re, por kjo robo-veturë është e para që kemi parë që mund të transformohet me njerëzit brenda.

Ky robot dy-vendësh, i quajtur “J-deite RIDE”, mund të transformohet nga makina në robot në 1 minutë dhe të ecë me një shpejtësi prej 100 metrash në orë në katër rrota.


“Robotët që kam parë në filmat e vizatuar që nga fëmijëria, të gjithë kishin këtë lloj pamje dhe ata transformohen ose bashkohen me njëri-tjetrin për t’u bërë diçka tjetër me njerëzit në bord. Kështu u rrita duke besuar se robotët duhej të ishin të aftë për gjëra të tilla , që u bë motivi im për të zhvilluar këtë robot “, tha shefi ekzekutiv i Brave Robotics Kenji Ishida, i cili inicioi bashkëprojektin me Asratec.