LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq pret gjykim të drejtë dhe efikas

Ivanoviq pret gjykim të drejtë dhe efikas

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare serbe SDP Oliver Ivanoviq tha sot se shpreson se procesi i rigjykimit të tij, që nis të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, të jetë i drejtë, efikas dhe të vërtetojë se ai nuk është përgjegjës për aktet për të cilat është i dyshuar.

“Shpresoj se ky proces do të jetë i shpejtë, i drejtë dhe efikas. Është shumë e rëndësishme që përmes këtij procesi të dëshmohet se nuk kam absolutisht asgjë të bëjë me ngjarjen për të cilën jam i dyshuar”.


“Është e rëndësishme për mua që ta heq njollën nga emri im , dhe t`i kthehem jetës normale” tha ai në një deklaratë telefonike për agjencinë e lajmeve “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.