LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Ta njohim simbolikën e kësaj vizite dhe të falim dhe të bashkohemi, derisa nuk është ende vonë

Ivanov: Ta njohim simbolikën e kësaj vizite dhe të falim dhe të bashkohemi, derisa nuk është ende vonë

Presidenti Gjorgje Ivanov sot në fjalimin në kuadër të vizitës së Kryetarit të Kishës Katolike të Romës, Papa Françeskut i bëri thirrje qytetarëve për pajtim dhe falje, për bashkim për rinovimin shpirtëror të Maqedonisë.

“Dua të bëj thirrje për të gjithë bashkëqytetarët e mi, për të gjithë ata me vullnet të mirë dhe me zemër të pastër, pavarësisht nëse bëjnë pjesë në degën ortodokse, katolike apo protestante të krishterimit, nëse janë myslimanë, hebraikë apo ateistë, ju ftoj që ta njohim simbolikën e kësaj vizite dhe përmes përulësisë dhe faljes, pajtimit dhe nxitjes, nëpërmjet përgjegjësisë dhe respektit për t’u angazhuar në rindërtimin shpirtëror të Maqedonisë para se të jetë tepër vonë, tha presidenti Ivanov.


Ai thotë se Papa Françesku na kujton këto vlera, të cilët, siç tha ai, simbolizojnë veprimin që bëri Jezusi pas Darkës së Fundit, i vetëdijshëm për tundimet dhe vuajtjet që e presin, duke u larë këmbët me përulësi pasuesve të tij.

Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj (Foto)
Lexo po ashtu Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj (Foto)

“Ju përuleni që t’i lani këmbët të sëmurëve dhe të varfërve, të burgosurve dhe refugjatëve, të uriturve dhe të eturve, të refuzuarve dhe të margjinalizuarit, qofshin të krishterë, hebrenj myslimanë, hindusë, budistë, ateistë … Unë besoj se veprat tuaja nuk janë ende një simbol i zhdukur, përkundrazi, na kujtojnë se edhe pse dashuria jonë njerëzore ndaj Perëndisë dhe njerëzve po ndryshon dashuria e Zotit dhe besnikëria ndaj ne njerëzve është e përhershme”, tha Ivanov.

Me këtë, shtoi, ju simbolizoni shtegun e dashurisë, hirit, përulësisë dhe shërbimit.

“Kjo është rruga që ne duhet të ndjekim këtu dhe në Maqedoni pavarësisht nga besimi apo ideologjia jonë. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të lëmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe ata që ende nuk kanë lindur”, tha Ivanov.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori