LAJMI I FUNDIT:

Ivanov refuzon ta dekretojë Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Ivanov refuzon ta dekretojë Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Presidenti Gjorge Ivanov nuk e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe i njëjti është kthyer sërish në Kuvend.

Në një njoftim nga kabineti i presidentit thonë se ky vendim është marrë në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.


Ivanov ka kthyer disa ligje në të cilat ka qenë emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”
Lexo po ashtu Ivanov ka kthyer disa ligje në të cilat ka qenë emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

“Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kam marrë vendim të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, që Kuvendi i Maqedonisë e solli në seancën e mbajtur më 11 mars të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ivanovit.

Ndryshe, ligji u votua në Kuvend javën e kaluar pas disa protestave nga shoqatat qytetare të cilat kërkonin miratim të menjëhershëm të ligjit. Ky ligj është edhe njëri nga të cilët BE kërkon të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori