LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin kundër babait të saj

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në rastin kundër babait të saj

Ivanka Trump do të duhet të dëshmojë në një rast gjyqësor të lidhur me mashtrime biznesore kundër babait të saj, Donald Trump, ish-presidentit amerikan, dhe vëllezërve të tij, ka marrë vendim një gjykatës në Nju Jork.

Paraprakisht ajo ka thënë se nuk ka nevojë të marrë pjesë në këtë rast, me arsyetimin se është larguar nga Nju Jorku dhe ka hequr dorë nga Organizata Trump.


Mirëpo gjykatësi Arthur Engoron, ka thënë se ajo ende mban lidhje me bizneset e Trumpit dhe pronat e tij në Nju Jork.

Ai tashmë ka vlerësuar se Donald Trump e ka rritur vlerën e pronës së tij për të përfituar kredi më të mira.

Gjyqi fokusohet në gjashtë pretendime tjera të bëra në padi, përfshirë falsifikimin e regjistrave biznesorë, mashtrime me sigurime dhe komplot.

Të pandehurit i kanë hedhur poshtë pretendimet ndaj tyre.

Prokurorët besojnë se Ivanka Trump ka informacione të rëndësishme që mund t’i ndajë në këtë rast.

Mirëpo avokatët e saj besojnë se ajo nuk ka bazë ligjore për të dëshmuar, pasi nuk është pjesë e Organizatës Trump prej vitit 2017 dhe që atëherë është zhvendosur në Florida.

Ky rasti civil është dërguar në gjykatë kundër ish-presidentit Trump nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila është demokrate.

James kërkon 250 milionë dollarë si gjobë për Trumpin dhe kufizime të ashpra në bizneset e tij.

Trump, i cili është në krye të garës për ta fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i ka hedhur poshtë pretendimet, dhe rastin e ka cilësuar si të motivuar politikisht. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori