LAJMI I FUNDIT:

Ivana Knoll stimulon futbollistët e Kroacisë: Mezi pres t’i jap një puthje lamtumire lojtarëve të Brazilit

Ivana Knoll stimulon futbollistët e Kroacisë: Mezi pres t’i jap një puthje lamtumire lojtarëve të Brazilit

Vajza e cilësuar si “tifozja më atraktive” e Kampionatit Botëror po mbështet me vendosmëri vendin e saj të dashur në ndeshjen e tyre të vështirë çerekfinale kundër Brazilit.

Bukuroshja kroate Ivana Knoll është aq e sigurt në ekipin e saj kombëtar sa është zotuar se do t’iu dhurojë një puthje lamtumire konkurrentëve të tyre brazilianë më vonë sot.


Për të nxitur mbështetjen për djemtë e saj në fushë, 30-vjeçarja mahnitëse publikoi një sërë fotografish joshëse me 1.7 milionë ndjekësit e saj, shkruan The Sun.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Ajo e dëshmoi patriotizmin e saj duke veshur një palë bikini me dizajni ne kuadrateve të kuqe dhe të bardha që simbolizojnë flamurin kroat.

Videoja e parë që ajo publikoi në Instagram e shfaqi atë duke pozuar buzë pishinës.

Duke shfaqur linjat e saj atraktive trupore, Ivana dhuroi puthte për kamerën, ndërsa shkëlqente me buzëkuqin e saj të ndezur.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Modelja më pas shfrytëzoi rastin për të tallur pesë herë kampionët e Kampionatit Botëror, Brazilin në mbishkrimin e videos.

Ajo shkroi: “Mezi pres të premten!”.

Ivana ishte qartazi në disponim për t’u përfshirë në një grindje miqësore në futboll, ndërsa vijoi me një tjetër postim interesant.

View this post on Instagram

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

E bindur qartë se Kroacia do të triumfojë ndaj lojtarëve të tillë si Richarlison dhe Vinicus Jr, ajo publikoi dy fotografi seksi e veshur me një bluzë të ngushtë dhe një fund të ngjashëm.

Superfanja mahnitëse u pa duke u rrotulluar rreth një çatie në Katar duke shpërfaqur një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj.

Duke njoftuar se pret të festojë një fitore ndaj Brazilit të premten, ajo shkroi: “Le të kërcejmë nesër”.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Që kur u bë një sensacion në internet, modelja me shtetësi gjermane thotë se është bombarduar me mesazhe nga fansat e shumtë.

30-vjeçarja tha për Sport Bild: “Unë marr aq shumë mesazhe çdo ditë sa nuk mund t’i numëroj më”.

“Ka gjithashtu shumë, shumë e-maile. Ka më shumë propozime për martesë mes tyre”, theksoi ajo.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Knoll shpjegoi se edhe pse kishte planifikuar të largohej nga Katari nëse dhe kur Kroacia eliminohet – por tani ka ndryshuar mendim.

Ivana tha se ajo po përjeton një sukses të tillë në Kampionatin Botëror, sa që do të qëndrojë për të parë finalet, “pa marrë parasysh se kush luan”.

Por e etur për të inkurajuar ekipin e saj, ajo premtoi se do të bënte mjaft tifo nëse Kroacia sjell trofeun në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori