LAJMI I FUNDIT:

Ivan Cavaleiro i Fulhamit shumë i pafat, rrëshqet dhe humbet penalltinë ndaj Evertonit

Ivan Cavaleiro i Fulhamit shumë i pafat, rrëshqet dhe humbet penalltinë ndaj Evertonit

Ivan Cavaleiro u bë lojtari i tretë i Fulhamit në javët e fundit që humb një penallti, pasi ai rrëshqiti kur u përpoq të kthente në lojë skuadrën e tij në ndeshjen kundër Everton.

Fulhami u mposht në shtëpi nga Evertoni me rezultat 2-3 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.


Golat në këtë takim u shënuan nga Bobby Reid dhe Ruben Loftus-Cheek për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Dominic Calvert-Lewin dy herë dhe Abdoulaye Doucoure.

Ademola Lookman i Fulhamit dështon keq në penallti, portieri ia kap ‘panenkan’ në minutën e tetë shtesë
Lexo po ashtu Ademola Lookman i Fulhamit dështon keq në penallti, portieri ia kap ‘panenkan’ në minutën e tetë shtesë

Megjithatë, vendasit ishin të pafat pasi munden shumë herët të ngushtojnë epërsinë në 2-3 dhe të kërkojnë më vonë golin e barazimit.

Cavaleiro ishte lojtari i pafat i ndeshjes, pasi rrëshqiti në momentin e ekzekutimit të penalltisë dhe çoi topin mpi portë duke humbur penalltinë.

Sulmuesi i krahut bëhet lojtari i tretë i Fulhamit që humbet një penallti në javët e fundit, duke e shpallur klubin londinez si të ‘mallkuar’.

David Marshall bëri një pritje të shkëlqyeshme të penalltisë për ta dërguar Skocinë në Euro 2020, por reagimi epik ‘vodhi gjithë shfaqjen’
Lexo po ashtu David Marshall bëri një pritje të shkëlqyeshme të penalltisë për ta dërguar Skocinë në Euro 2020, por reagimi epik ‘vodhi gjithë shfaqjen’

Para pushimit ndërkombëtar, përpjekja për ‘panenka’ e Ademola Lookman kundër West Hamit, në sekondat e fundit të lojës, shkoi drejt në duart e portierit kundërshtar Lukasz Fabianski.

Lojtari tjetër është serbi Aleksandar Mitrovic, i cili humbi një penallti vendimtare ndaj Skocisë duke ia humbur mundësinë Serbisë të kualifikohet në Euro 2020.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori