LAJMI I FUNDIT:

“Iu tregoj se ku e kishim problemin, goli i parë duhej të anulohej” – Sylvinho flet pas humbjes

“Iu tregoj se ku e kishim problemin, goli i parë duhej të anulohej” – Sylvinho flet pas humbjes

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh tepër i zhgënjyer pas humbjes ndaj Kilit me rezultat 3-0 në miqësoren e zhvilluar në Parma.

Ai ka thënë se lojtarët e dinë se asnjë ndeshje nuk e konsideron si miqësore, ndërsa shtoi se po të kishte VAR, goli i parë do të anulohej.


“Futbolli kështu është edhe fitohet edhe humbet. Ne kemi fituar me Çekinë 3-0, sot u mërzita shumë për golat e dytë dhe të tretë që erdhën në minutat e fundit”.

“Ata e dinë që këto nuk i konsideroj miqësore dhe luajmë kundër dy skuadrave të forta. Kili dhe Suedi janë të dyja të forta me lojtarë që janë mësuar të luajnë në Botëror dhe Evropian”.

“Tre gola ishin tepër, duhet të përmirësohemi, sepse kemi një garë shumë të rëndësishëm përpara”.

“Në 25 minuta nuk bëmë aspak mirë, na mungoi intensiteti. Duhet të luajmë 90 minuta me të njëjtën intensitet dhe nuk duhet ta humbasim atë karakteristikë”.

Broja: Nuk jam në formën më të mirë, tifozët dhe skuadra më pritën shumë mirë
Lexo po ashtu Broja: Nuk jam në formën më të mirë, tifozët dhe skuadra më pritën shumë mirë

“Do ta shikojmë ndeshjen me qetësi nesër. Goli ishte për të anuluar në qoftë se do të ishte VAR-i, kishte prekje me dorë. 3-0 ishte shumë, nuk jam i kënaqur për ritmin, na duhet rritëm për të shkuar në Evropian me mënyrën e duhur”, ka thënë Sylvinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori