Iu gjendet në veturë substanca narkotike, arrestohen dy persona në Prishtinë


Të shtunën rreth orës 17:10, në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e substancave narkotike është 953.9 gram dhe janë sekuestruar po ashtu edhe 610 euro para kesh.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3,665 euro.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































