LAJMI I FUNDIT:

Iturbe largohet nga Roma

Iturbe largohet nga Roma

Juan Manuel Iturbe mund të quhet një futbollist i larguar nga Roma.

Sulmuesi argjentinas me pasaportë paraguaiane nuk do të jetë më pjesë e gjigantit italian Roma.


Pas tri viteve dështim në kryeqytetin italian mes huazimeve tek Bournemouth e Torino, anësori nuk ka arritur ta bind Romën për të qëndruar edhe më tej.

Kësisoj klubi italian ka vendosur ta pranojë ofertën e skuadrës meksikane Club Tijuana.

Nga shitja e sulmuesit këmbëshpejtë, Roma do të përfitojë rreth nëntë milionë euro.

Iturbe u konsiderua si ndër talentet më të mëdha në futbollin botëror por që nga transferimi në Romë ai nuk ka arritur të tregojë aftësitë që kishte tek Porto dhe Hellas Verona. /Telegrafi/