LAJMI I FUNDIT:

Italia mund të takohet me tre trajnerë italianë në grupet e Euro 2024

Italia mund të takohet me tre trajnerë italianë në grupet e Euro 2024

Përfaqësuesja e Italisë është kualifikuar në Euro 2024 dhe mund të takohet me tre trajnerë italianë në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të vitin e ardhshëm.

Azzurrët janë kualifikuar për “Gjermani 2024” pas barazimit 0-0 kundër Ukrainës në BayArena në Leverkusen të hënën mbrëma.


Kjo do të thotë se ata do të mund të mbrojnë titullin evropian vitin e ardhshëm, por djemtë e Luciano Spallettit ka të ngjarë të jenë në vazon 4 në shortin e fazës së grupeve më 2 dhjetor.

Italia për 'vrime të gjilpërës' kalon në Euro 2024, kampionët do të jenë në Gjermani
Lexo po ashtu Italia për 'vrime të gjilpërës' kalon në Euro 2024, kampionët do të jenë në Gjermani

Nëse Kroacia mund Armeninë sonte, Azzurrët do të përfundojë automatikisht në vazon e katërt dhe të fundit me shanse të larta për të takuar ekipet më të forta në turne.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, ata madje mund të përfundojnë në një grup me tre trajnerë italianë: Domenico Tedesco, Marco Rossi dhe Vincenzo Montella ose Francesco Calzona.

Belgjika e Tedescos do të jetë në vazon e parë, pasi ka fituar Grupin F me 20 pikë. Tedesco u emërua si trajner i belgëve shkurtin e kaluar.

Hungaria e Rossit me siguri do të jetë në vazon dy, njësoj si Turqia e Montellas, por skuadra e ‘Aeroplaninos’ mund të bjerë në vazon e tretë nëse Kroacia mund Armeninë dhe Turqia humbet nga Uellsi.

Një tjetër trajner italian, Francesco Calzona, është në krye të Sllovakisë që është kualifikuar në Euro 2024 dhe do të jetë në vazon e tretë. Calzona është një fytyrë e njohur për Spallettin pasi 55-vjeçari ishte ndihmës trajneri i Lucianos në Napoli në sezonin 2021/22 përpara emërimit të tij si trajner i Sllovakisë në gusht 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori