LAJMI I FUNDIT:

Itali, 130 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Itali, 130 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit

Italia regjistroi 130 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32.616.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile, në Itali në 24 orët e fundit janë infektuar 652 njerëz, transmeton Telegrafi.


Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit që nga fillimi i urgjencës në vend më 21 shkurt është 228,658 .

Në orët e fundit janë shëruar 2.160 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruar në vend në 136.720. /Telegrafi/