LAJMI I FUNDIT:

Istogu fiton pas penalltive trilerin ndaj A&N dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Istogu fiton pas penalltive trilerin ndaj A&N dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Istogu ka arritur të fitojë pas penalltive me rezultat (7-6) në shtëpi ndaj A&N në kuadër të ndeshjes së vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Ndeshja e rregullt u mbyll baras 1-1, ndërsa edhe vazhdimet u mbyllen me të njëjtin rezultat. 

Ekipi i Nazmi Ramës ka arritur të fitojë pas vazhdimeve dhe t’i bashkohet në gjysmëfinale Prishtinës, Dukagjinit dhe Llapit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat mundoheshit të mos rrezikojnë.

Mysafirët patën diçka më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë, por pa pasur sukses dhe 45 minutat e parë u mbyllen barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 72-të me anë të Egzon Kurteshi, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Kur pritej që ndeshja të fitohej nga vendasit, mysafirët nuk menduan kështu pasi në minutat shtesë shënuan për 1-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime, skuadrat ishin shumë të kujdesshme dhe rrezikonin pak, ndërsa nuk mungonte vonesa e lojës dhe ashpërsia, duke bërë që 15 minutat e parë të mbyllen pa gola.

Pjesa e dytë e vazhdimeve ishte më e mirë dhe mysafirët ishin afër të shënonin me anë të Djellon Dragushës (107′), por vendasit shpëtuan nga portieri i tyre dhe vazhdimet u mbyllen 1-1 duke bërë që fituesi të mësohet pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti, vendasit ishin më të saktë duke fituar me rezultat 7-6, pasi skuadrat ekzekutuan nga nëntë penallti.

Pas kësaj fitore, Istogu siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/