LAJMI I FUNDIT:

Istogu bëhet me “Shtëpi Inovacioni” (Foto)

Istogu bëhet me “Shtëpi Inovacioni” (Foto)

Është bëre inaugurimi i shtëpisë së inovacionit në Istog në kuadër të projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësish në rajonin ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi”, projekt ky i cili është financuar nga Komisioni Evropian dhe një pjesë nga komuna e Istogut si dhe është implementuar nga STIKK në partneritet me OJQ Syri i Vizionit.

Pjesë e inaugurimit ishin Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, Kryetari i komunës së Beranes, Dragosllav Shçekiq, të cilët u shprehën se duhet të rrihet bashkëpunimi në mes këtyre dy komunave sidomos në aspektin e turizmit.


Kryetari Haki Rugova, u shpreh se është çdo herë i gatshëm të bashkëpunojë në këto lloj projekte të cilat sjellin prosperitet për të dy këto komuna të cilat janë shumë afër me territor. Këto qendra inovative do të ndihmojnë shumë të rinj dhe biznese në shuma fusha, duke përfshirë këtu turizmin, i cili do të ndihmoj zhvillimin ekonomik dhe një mirëqenie më të mirë. Por edhe komunikim në mes dy kombeve dhe dy shteteve, u shpreh Kryetari Haki Rugova.

Ndërkaq Kryetari i komunës së Beranes, Dragosllav Shçekiq i cili ka thënë se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve duhet të rritet sidomos në turizëm. Kjo është një gjë shumë e mirë për komunitetin e përbashkët në përgjithësi, e terë kjo më qëllim të integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian, është një ndër projektet më të rëndësishme jo vetëm në Mal të Zi por edhe në regjion ku me të do të kontribuohet me lehtësimin e jetesës.

Ai njëherazi ka bërë thirrje që krerët e Istogut dhe qytetarët e kësaj komune të jenë mysafir pas disa jave kur ky qytet malazez feston ditëlindjen.Kostoja e këtij projekti është 14,984.38 euro nga Komisioni Evropian dhe 6,142.50 euro nga komuna e Istogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori