LAJMI I FUNDIT:

“Israel Adesanya është e ardhmja”, Dana White ngrit në qiell 29-vjeçarin që refuzon të krahasohet me emrat e mëdhenj të UFC-së

“Israel Adesanya është e ardhmja”, Dana White ngrit në qiell 29-vjeçarin që refuzon të krahasohet me emrat e mëdhenj të UFC-së
Foto: Getty Images

Israel Adesanya arriti fitoren më të madhe në karrierën e tij në MMA të shtunën mbrëma.

29-vjeçari fitoi ndaj Derek Brunsson në UFC 230 dhe kështu mori vëmendjen e gjithë UFC-së, përfshirë edhe atë të presidentit Dana White.

Adesanya ka fituar në të katër paraqitjet e tij në UFC, këtë herë ndaj një nga top dhjetë pretendentëve në divizionin e peshave të mesmeve.

“Israel është rritur shpejt, por sonte ishte testi i tij i parë i madh. Kundërshtari i tij godet fuqishëm dhe është mundës i mirë”.

“Shumë njerëz, përfshirë dhe mua, mendojnë se ky djalosh është e ardhmja dhe ai doli sonte dhe e vulosi”, ka thënë White.

Israel Adesanya gjatë përballjes me Derek Brunson në Madison Square Garden, New York City (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Adesanya debutoi në oktagon në fillim të vitit 2018 ku fitoi ndaj Rob Wilkinson në UFC 221 me një nokaut teknik në rundin e dytë. Pastaj vazhdoi me Marvin Vettori, ndërsa fitorja e tij e tretë në UFC erdhi me dominim ndaj veteranit Brad Tavares në korrik.

“Në minutën e parë që kam parë këtë djalosh, isha i befasuar se i mirë ishte. Më pëlqeu”.

Festa e Israel Adesanya pas fitores ndaj Derek Brunson (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

“Pastaj kur e dëgjon teksa flet, ty të pëlqen edhe kjo pjesë. Ai është më të vërtetë i kompletuar. Është shumë ambicioz. Djaloshi dëshiron përballje me të gjithë që tani, ai dëshiron meç çdo muaj, gjë që më pëlqen”.

“Dëshironi të bëheni yll i madh? Vazhdo të ndeshjesh. Nëse je një djalosh i ri, i shëndosh për t’i ndeshur gjatë gjithë kohës, atëherë bëjeni. Por, unë nuk dua që ai të lëviz kaq shpejt, ne do të ulemi të flasim dhe do të gjejmë një mes të lumtur”, ka shtuar White.

Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video)
Lexo po ashtu Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video)

Adesanya është krahasuar si Jon Jones i ardhshëm nga shumë njohës të UFC-së, ndërsa i pyetur rreth kësaj, Israel ka thënë: “Për mua, nuk është diçka rreth Jon Jones. Ndihem sikur është mos respekt të më krahasoni mua apo atë se çfarë kam arritur në karrierë, me dike tjetër”.

“Anderson (Silva), Conor (McGregor), Chael (Sonnen), apo kushdo qoftë. Ndihem sikur nuk jam i ardhshmi blah blah blah. Fillimisht jam unë, i vetmi. Njerëzit duhet të mësohen me këtë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori