LAJMI I FUNDIT:

Ismet Krasniqi merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës

Ismet Krasniqi merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës

Ish-presidenti i deritashëm, Besim Hasani, ia ka dorëzuar sot edhe zyrtarisht detyrën e udhëheqjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqit.

Hasani, që ka drejtuar KOK-un prej vitit 1996, e ka uruar presidentin e ri Krasniqi për marrjen e detyrës, duke i uruar suksese në mandatin e ardhshëm katër-vjeçar.


“Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese. Uroj që përkujdesi dhe përkushtimi juaj të jetë maksimal. Stafin që është këtu e kam luftuar që të angazhohet edhe më shumë se sa me mua, vetëm e vetëm që kjo foshnje (KOK-u) gjashtë-vjeçare të rritet shëndetshëm dhe fuqishëm”, tha ndër të tjera ish-presidenti Hasani, i cili shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij për KOK-un, sa herë që t’i kërkohet.

Nga ana e tij, presidenti Krasniqi falënderoi Hasanin për punën e bërë, duke i vlerësuar lartë fjalët e tij.

“Këto fjalë që mi thatë nuk do t’i harrojë kurrë dhe u premtoj se do të japim maksimumin për t’i mbajtur. Është e vërtetë që Komiteti Olimpik i Kosovës është një foshnje, por ne do të angazhohemi për ta rritur dhe për ta zhvilluar sa më shumë”, tha mes tjerash presidenti Krasniqi.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzim pranimit ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.

Krasniqi u zgjodh president i ri në Asamblenë Zgjedhore, të mbajtur më 25 mars 2021.

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori