LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Albin Kurti po e tradhton votuesin e Vetëvendosjes, duke u bërë shërbërtor i Isa Mustafës

Ismaili: Albin Kurti po e tradhton votuesin e Vetëvendosjes, duke u bërë shërbërtor i Isa Mustafës
Uran Ismaili (Foto: Telegrafi)

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar sot liderin e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin kanë folur për situatën aktuale politike në vend.

E ky takim po shihet si servilitet nga ana e Albin Kurtit nga akterë të ndryshëm politik.


Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Albin Kurti e shet veten si të dinjitetshëm e me integritet, por nga frika që të shkojë i vetëm në zgjedhje ai po i përulet “Profesorit” deri në servilosje.

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti
Lexo po ashtu Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Sipas Ismailit, i cili aktualisht ushtron edhe postin e ministrit të Shëndetësisë, Albin Kurti për të prekur pushtetin është në gjendje të shndërrohet edhe në vegël të personit që e luftonte me metodat më të pamoralshme dhe më jodemokratike dhe me të cilin nuk e lidhë asnjë princip apo vlerë përpos frika nga PDK-ja dhe lakmia për privilegje.

Postimi i plotë i Uran Ismailit:

Albin Kurti paska takuar Isa Mustafën. A thua si ndihen votuesit e VV-së të cilët Albin Kurti i tradhton duke iu lutur Isa Mustafës për partneritet?! Mbështetësit e tij janë tronditur nga fakti se ai e paska quajtur Isa Mustafën “profesor” dhe i paska uruar punë të mbarë dhe shëndet. Sa qesharake dhe sa ironike.

Një kohë për të Isa Mustafa nuk ishte “profesor”, por shërbëtor i Rrahman Morinës, Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit. Ishte “argat i Serbisë që po e bosnjëzon Kosovën dhe Esat Pashë që po i falë territore Malit të Zi”. Dikur e akuzonte me 72 dosje për krim të organizuar, sot e lajkaton me ofertë për koalicion.

Ai tani po e sheh si shpresë njeriun që e akuzonte se “po e zbrazë Kosovën duke e mbytur perspektivën”. Në ditët e tij të arta të huliganizmit nuk i uronte Isa Mustafës punë të mbarë, por rrëzim të mbrapshtë e të dhunshëm. Nuk i uronte shëndet e jetë të gjatë, por qeverisje të shkurtër dhe fund të mjerë duke ia rrezikuar shëndetin me gaz lotsjellës.

E gjuante dhe e turpëronte me vezë në shtëpinë e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe e sulmonte me molotovë në shtëpinë e tij familjare. Albin Kurti e shet veten si të dinjitetshëm e me integritet, por nga frika që të shkojë i vetëm në zgjedhje ai po i përulet “Profesorit” deri në servilosje.

Për të prekur pushtetin ai është në gjendje të shndërrohet edhe në vegël të personit që e luftonte me metodat më të pamoralshme dhe më jodemokratike dhe me të cilin nuk e lidhë asnjë princip apo vlerë përpos frika nga PDK-ja dhe lakmia për privilegje.

Megjithatë këto aleanca tepër joparimore vetëm se do ta rrisin mbështetjen qytetare për PDK-në. Rrugëtimi ynë drejt rikonfirmimit si forca më e madhe demokratike në vend është i pakthyeshëm. Ne mbesim rruga e vetme për luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe ndërtimit të një shteti që ofron ardhmëri të sigurt për të gjithë qytetarët e tij.

Ndryshe dy krerët e partive opozitare, LDK dhe LVV, janë takuar dhe kanë diskutuar për situatën politike të krijuar në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori