LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare, pretendent për “Nobelin” e Amerikës

Ismail Kadare, pretendent për “Nobelin” e Amerikës

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është një ndër nëntë finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature”, i njohur ndryshe si “Nobeli” amerikan.

Çmimi i cili ndahet nga Universiteti i Oklahomës i dedikohet letërsisë më të mirë, pasi në të shkuarën ata që janë vlerësuar me këtë çmim kanë qenë autorët si: Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti, e të tjerë. Kadare është në garë me shkrimtarë Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere, Hoa Nguyen etj.


Në njoftimin zyrtar për kandidatët shkruhet se Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm sot në botë.