LAJMI I FUNDIT:

Islami: Nuk kishim konkurrencë, angazhimi dhe disiplina na bëri kampionë

Islami: Nuk kishim konkurrencë, angazhimi dhe disiplina na bëri kampionë

Superliga e Kosovës e ka kampionin e ri dhe tanimë të gjithë e dinë që është skuadra mitrovicase Trepça ’89.

Skuadra nga Mitrovica për herë të parë në histori të klubit mori këtë titull edhe pse ende zyrtarisht nuk iu është dorëzuar nga FFK.


Njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, Përparim Islami flet për Telegrafin rreth titullit të kampionit.

Islami thotë se çelësi i suksesit ishte grupi i mirë i dhe angazhimi e disiplina e madhe i solli te titulli.

“Tani edhe zyrtarisht jemi kampion dhe jam shumë i lumtur për këtë titull, pasi është bërë një punë e madhe në klub”.

“Çelësi i suksesit ka qenë pikërisht grupi, pasi jemi dalluar si grup i bashkuar dhe jo si individ. Ka pasur angazhim të madh nga lojtarët dhe disiplinë dhe ky është çelësi i suksesit që Trepça ’89 është kampione e Kosovës”, thotë Islami për Telegrafin.

Përparimi thotë se nuk kishin konkurrencë këtë kampionat, pasi gjithmonë kishin epërsi të madhe të pikëve ndaj rivalëve të tyre.

“Ka qenë një kampionat shumë i mirë, ka pasur ekipe të forta por mendoj që nuk kemi pasur konkurrencë këtë vit”.

“Gjatë tërë edicionit kemi mbajtur pozitën e parë me epërsi prej gjashtë pikëve apo më shumë ndaj ndjekësve tanë”, vazhdon rrëfimin Islami.

89-shi pasi ka marrë licencimin nga UEFA për të luajtur në garat evropiane, pritet që të debutoj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Jemi gëzuar shumë për licencimin pasi e kemi pritur shumë këtë lajm. Është hapur një derë për ne futbollistëve që të tregojmë vetën edhe në arenën ndërkombëtare”.

“Është privilegj të luash në garat evropiane dhe ne jemi skuadra e parë që do ta përfaqësojmë Kosovën”, përfundoi Islami.

Ai ka treguar se që nga dita e martë ka marrë shumë urime nga futbollistë të Superligës për titullin e kampionit.

Kujtojmë që Islami më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha në vend si Drita, Prishtina e Hajvalia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori