LAJMI I FUNDIT:

ISIS po shfrytëzon krizën e coronavirusit për t’u riorganizuar: Rreth 10 mijë luftëtarë dhe buxhet prej 100 milionë dollarë për armatim

ISIS po shfrytëzon krizën e coronavirusit për t’u riorganizuar: Rreth 10 mijë luftëtarë dhe buxhet prej 100 milionë dollarë për armatim

ISIS po shfrytëzon pandeminë e coronavirusit për t’u riorganizuar dhe mund të rinis sulme të reja kur bllokimet do të lehtësohen, paralajmëron Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Grupi terrorist po shfrytëzon boshllëqet e sigurisë të shkaktuara nga COVID-19 për të rigjeneruar veten, thotë një raport pranë Këshillit të Sigurimit të OKB, shkruan themirror.


Propaganda e organizatës pretendon se virusi përfaqëson “ndëshkimin hyjnor ndaj Perëndimit” – dhe terroristët mund të komplotojnë me këtë periudhë pas lehtësimit të masave në të gjithë botën.

Një recesion global mund të ndihmojë ISIS të rekrutojë anëtarë të rinj, thonë analistët e sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Pas një varg sulmesh në Irak dhe Siri, ekspertët thonë se ISIS “po tregon besim në aftësinë e saj për të operuar gjithnjë e më shumë në zonën e saj kryesore”, transmeton Telegrafi.

Dhe raporti nga Komiteti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së shton se numri i sulmeve është “rritur ndjeshëm në fillim të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019”.

Fundamentalistët janë inkurajuar të veprojnë ndërsa armiqtë e tyre janë “dobësuar dhe shpërqendruar”.

Ndryshe, besohet se janë rreth 10 mijë luftëtarë të ISIS-it ende në Irak dhe Siri gjersa thuhet se kanë mbi 100 milionë dollarë buxhet për armatim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori