LAJMI I FUNDIT:

ISIS po planifikon sulme terroriste në qytetin ku do të luajë Shqipëria?

ISIS po planifikon sulme terroriste në qytetin ku do të luajë Shqipëria?

Organizata terroriste ISIS po planifikon të sulmojë Marsejën, qytetin ku më datë 15 qershor luhet takimi mes Francës dhe Shqipërisë.

Alarmi jepet nga gazeta britanike The Sun, e cila ka informacione se kjo organizatë terroriste synon të bëjë një masakër të ngjashme me atë të Parisit në qytetin që cilësohet me rrezikshmërinë më të lartë në Francë, transmeton opinion.al.


Burime policore konfirmuan për këtë gazetë se në një laptop që ishte përdorur nga Salah Abdeslam, organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel, ekzistonte një plan për të sulmuar tifozët anglezë që do të mblidheshin në Marsejë më 11 qershor për ndeshjen kundër Rusisë.

Frika e policisë angleze është se ndjekësit e Abdeslam janë të vendosur të ndjekin këtë plan ndonëse terroristi është arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, plani përfshin shpërthime vetëvrasëse, sulme me Kallashnikovë apo edhe përdorimin e dronëve për të bërë masakër mes tifozëve në zonat e grumbullimit të tyre në qytet.

Në laptopin e sekuestruar nga policia belge, u gjendën foto dhe të dhëna rreth zonës historike të “Portit të Vjetër” në Marsejë, ku pritet të mblidhen pjesa më e madhe e tifozëve gjatë ndeshjeve që luhen në këtë qytet.

Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marsejën vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli­Rusi.

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori