LAJMI I FUNDIT:

Ishte raportuar se janë tërhequr nga Ukraina, inteligjenca ushtarake e Kievit pretendon se mercenarët e Wagnerit janë dërguar në Avdiivka

Ishte raportuar se janë tërhequr nga Ukraina, inteligjenca ushtarake e Kievit pretendon se mercenarët e Wagnerit janë dërguar në Avdiivka

Rusia është duke dërguar ish-mercenarët e Wagnerit në afërsi të Avdiivkas në rajonin e Donetskut, që së fundmi ka rënë në “duart” e forcave të Moskës, kështu të paktën pretendojnë nga inteligjenca ukrainase, që thonë se kanë të njëjtën qasje që e kishin në luftime brutale në rajone tjera, shkruan Newsweek.

Zëvendës-shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneral-major Vadym Skibistskyi, tha se Rusia po krijon korpus të vullnetarëve prej më shumë se 18 mijë trupash, transmeton Telegrafi.


“Kjo përfshin ish-mercenarët e Wagnerit që tani po menaxhohen nga ministria ruse e Mbrojtjes”, tha ai për Interfax Ukraine.

Zelensky: Mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin
Lexo po ashtu Zelensky: Mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin

“Ata tani po operojnë në rajonin e Avdiivkas”, shtoi ai duke iu referuar qytetit nga i cili u tërhoqën trupat ukrainase pas disa muajve luftimet të ashpra, që i shkaktuan rusëve humbje të mëdha.

Zyrtarët ushtarakë të Ukrainës vlerësojnë se deri në 47 mijë rusë janë vrarë apo plagosur në luftimet e ashpra në Avdiivka, një shifër shumë më e lartë sesa ajo prej 25 mijë ushtarëve sovjetë që ishin vrarë në luftën e Afganistanit, që zgjati nga viti 1979 deri më 1989.

Skibitskyi tha se mercenarët e Wagnerit janë dërguar atje për shkak të përvojës në luftime, dhe se “ata po përdorin të njëjta metoda sikurse që Wagneri i përdori në Bakhmut”.

“Sa i përket pagave, ata marrin të njëjtën shumë sikurse ushtarët e ushtrisë ruse. Por Wagner kishte paga më të mëdha dhe instruktorët dhe komandantët e tyre vlerësoheshin më shumë”, shtoi ai.

Ishte raportuar se mercenarët e Wagner-it ishin tërhequr nga Ukraina pas dështimit për të kryer një grushtshtet në Rusi, dhe vdekjes së kreut të këtij grupi Yevgeny Prigozhin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori