LAJMI I FUNDIT:

Ishte në arrati që nga viti 2005, maqedonasi arrestohet pas 15 viteve për vrasje në tentativë

Ishte në arrati që nga viti 2005, maqedonasi arrestohet pas 15 viteve për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë ndaj pandehurit I. S., pasi që akuzohet nga Prokuroria e atëhershme e Qarkut në Gjilan, për veprën penale vrasje në tentativë të kryer në vitin 2005.

“I akuzuari është shmangur organeve të ndjekjes, ashtu që fillimisht është pezulluar procedura ndaj tij, për shkak të mos prezencës së tij dhe njëkohësisht është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit PPH.nr. 141/2005, të datës 12.08.2005, ndaj të njëjtit është konfirmuar aktakuza me datë 09.11.2009, derisa ka qenë në mbajtje të dënimit për një vepër tjetër penale, e që nga atëherë është shmangur ftesave të gjykatës, edhe pse shqyrtimi gjyqësor është caktuar me datë 12.05.2012, por që në mungesë të tij është shtyrë, ashtu që me 25.03.2015 është lëshuar urdhër për sjellje me dhunë, ndërsa me datë 10.09.2015 është bërë kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtarë.


Me datë 12.08.2020, i akuzuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjellë para gjykatësit, me ç’rast është mbajtur seanca për shqyrtim gjyqësor, i akuzuari nuk e pranuar fajësinë dhe në mungesë të dëmtuarit dhe dëshmitarëve seanca është shtyrë për datë 07.09.2020”, thuhet në njoftimin për media.

I akuzuari është shtetas i Republikës së Maqedonisë, me vendbanim në fshatin Letnicë Komuna e Vitisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori