LAJMI I FUNDIT:

Ishte milionere dhe modele e famshme, Kate Fischer përfundoi si e pastrehë dhe sot mezi mbijeton (Foto)

Ishte milionere dhe modele e famshme, Kate Fischer përfundoi si e pastrehë dhe sot mezi mbijeton (Foto)

Një modele e popullarizuar dikur, Kate Fischer sot është larg epitetit të të bukurës, ndërsa kjo nuk është më e keqja.

Vetëm një dekadë më parë, Kate ishte një manekine e suksesshme australiane në maje të popullaritetit.


Ajo është e vetëdijshme se i ka pasur të gjitha, mirëpo nuk ka ditur të kujdeset, qoftë për famën apo paratë.

Modelja e dikurshme, Kate Fischer (Foto: Instagram/TziporahMalkahOfficial)

“I shikoj fotografitë e vjetra dhe kujtoj si e kam pasur botën nën këmbë, ndërsa nuk e kam ditur këtë. Nuk kam pasur vetëbesim. Nuk e kam ditur se njerëzit më konsiderojnë të bukur. Çfarë humbje kohe”, ka thënë 44-vjeçarja.

Ajo tashmë nuk quhet Kate, por e ka ndërruar edhe emrin pas rënies. Sot emri i saj është Tziporah Malkah dhe mezi mbijeton.

Në vitin 1983, modelja e atëhershme e kishte nisur lidhjen me miliarderin James Packer. Tre vite më pas u martuan, ndërsa u shkurorëzuan në vitin 1998.

Miliarderi James Packer dhe modelja Kate Fischer (Foto: News.com.au)

Kur i kishte nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit, në xhirollogarinë e saj kishte disa milionë dollarë, ndërsa kishte edhe prona në Los Angeles në vlerë prej afro një milion dollarësh.

Mirëpo, në vend se të jetonte dhe të argëtohej me pasurinë që kishte, ajo i humbi disa miliona duke ia besuar të dashurit, i cili vetëm e shfrytëzoi dhe iku.

“Isha shumë e turpëruar”, ka pranuar Kate.

Pasi mbeti pa para u kthye në Australi duke u mbyllur brenda katër mureve dhe duke vuajtur për gjërat që i kishin ndodhur.

Ajo tash quhet Tziporah Malkah (Foto: Instagram/TziporahMalkahOfficial)

Jetonte në një shtëpi për të pastrehët, sepse nuk kishte raporte të mira as me nënën e saj.

Pasi i kaloi disa vite në vetmi, Fischer tash e ka gjetur dashurinë, mirëpo situata e saj materiale vazhdon të jetë e keqe dhe mezi ia del të fitojë sa për ekzistencë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Kalo në kategori