LAJMI I FUNDIT:

I ishte mbështjellë në qafë, gati e mbyti: Gruaja tregon horrorin që përjetoi nga gjarpri, të cilin deshi ta largonte nga një pemë (Foto)

I ishte mbështjellë në qafë, gati e mbyti: Gruaja tregon horrorin që përjetoi nga gjarpri, të cilin deshi ta largonte nga një pemë (Foto)

Një grua që kishte tentuar ta largonte një gjarpër nga një pemë ka bërë një shpëtim të fundit, pasi ajo ishte pothuajse mbytur nga një i tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sue Ambler po përpiqej të hiqte gjarprin e madh nga një pemë në oborrin e shtëpisë në Mission Beach, në jug të Cairns në Queensland.


Por për fatin e saj të keq, gjarpri ra nga pema mbi të dhe u mbështoll fort rreth qafës së saj.

Gjarpri ishte aq i fuqishëm saqë znj. Ambler gati nuk vdiq dhe mbijetoi vetëm për shkak të reagimit të shpejtë të familjes që jetonte në pronë.

Si pasojë, zonja Ambler pësoi disa lëndime, pamje të cilat i ka publikuar në Facebook – duke treguar se sa afër vdekjes ishte.

“Po të mos ishte reagimi i shpejtë i njerëzve ku po e kapja gjarprin, unë nuk do të isha gjallë për të treguar historinë time, pasi që një djalë i ambulancës më tha se edhe një minutë në atë gjendje dhe unë do të isha e vdekur”, ka rrëfyer znj. Ambler. /Telegrafi/